Refugee Council

Shërbimet e Refugee Council

Këshilli për Refugjatët (The Refugee Council) është organizata bamirëse e pavaruar më e madhja në Britani që ofron këshillime dhe asistencë për azil kërkuesit dhe refugjatët në:

Ne jemi të angazhuar për të siguruar një trajtim të drejtë dhe të barabartë ndaj të gjitha përdoruesve të shërbimeve tona pavarësisht cilës race, feje, gjinie, orientimi seksual, moshe, besimi politik i përkasin, apo qofshin ata invalidë.

Linja Telefonike për Shërbimin e Këshillimit në Gjuhën Tuaj
(Own Language Telephone Advice Service)


Ne ofrojmë këshillime dhe informacione falas nëpërmjet Linjës Telefonike për Sherbimin e Këshillimit në Gjuhën Tuaj, në një sërë gjuhësh për refugjatët. Ju mund të diskutoni çfarëdolloj problemi që keni si një azil kërkues apo refugjat duke përfshirë këtu dhe proçesin e azilit, mbështetjen, dhe çfarë ju takon me të drejtë. Ky shërbim është falas dhe nuk është e nevojëshme të keni para në telefonin tuaj nëse merrni nga linja fiske telefonike si dhe gjashtë rrjetet e telefonisë celularë më të rëndësishmet në Britani: 3, Orange, Virgin, Vodafone, T-Mobile and O2.

Për të folur drejtpërsëdrejti me njërin prej këshilluesve tanë në gjuhën që ju dëshironi, ju lutem merrni ne telefon tek 0808 808 2255. Nëse nuk është e mundur që të zgjidhni kërkesën tuaj nëpërmjet telefonit, atëherë ne mund t’ju ofrojmë një takim, duke ju kërkuar që të vizitoni njërën nga zyrat tona.

Ju lutem vini re se nuk do të mundemi t’ju takojmë nëse nuk keni lënë më parë një takim nëpërmjet shërbimit telefonik.

Orari i hapjes së Linjës Telefonike për Sherbimin e Këshillimit në Gjuhën Tuaj është:

9.30 -13.00 and 14.00 – 16.30 Të Hënën, Martën, Enjtën dhe të Premte

14.00 – 17.00 të Mërkurën


Nëse keni probleme me dëgjimin, ju lutem telefononi tek 0808 808 2259

Shërbime Shtesë:
Disa nga zyrat tona ofrojnë shërbime shtesë, të tilla si shërbime terapie, programe
prezantimi (orientimi), shërbime për fëmijët me prindër të ndarë dhe shërbime në
qendra ditore.


Shënim i rëndësishëm:

Këshilli për Refugjatët do t’ju këshillojë për t’ju dhënë atë çka është më e mira për ju. Ne do t’ju ndihmojmë në aplikimin tuaj për strehim dhe shpenzimet e jetesës pranë.

Agjencisë Britanike të Kufinjve (UK Border Agency - UKBA) dhe do t’ju shpjegojë ligjin, të drejtat tuaja dhe çfarë ju takon të merrni.

Këshillimi për Refugjatët nuk siguron këshillime ligjore apo përfaqësim ligjor për azil kërkuesit. Këshilli për Refugjatët është përjashtuar nga Zyra e Komisionerit për Shërbimet e Emigrimit (Office of the Immigration Services Commissioner - OISC) ndaj të drejtës për të ofruar këshillime për emigrim në OISC Level 2 dhe mban Markën e Cilësisë për punën në këshillime lidhur me proçesin e azilit. Nëse ne s’mund t’ju ndihmojmë atëherë do ju pajisim me një listë përfaqësuesish ligjor të kualifikuar.

Megjithëse mund t’ju këshillojmë, ne s’mund të ndryshojmë vendimet e marra nga Ministria e Punëve të Brendëshme (Home Office) apo nga Agjencia Britanike e Kufinjve (UKBA) lidhur me çështjen e dikujt prej jush.

Pëkufizme:

Agjencia Britanike e Kufinjve (UKBA) është një agjenci e Ministrisë së Punëve të Brendëshme e cila është pjesë e Qeverisë, dhe ka përgjegjësinë për të marrë vendime lidhur me aplikimet e bëra për azil dhe për mbështetje financiare.


Zyrat tona

Londër

Refugee Council Brixton office (and Head Office)
Refugee Council
240-250 Ferndale Road
London SW9 8BB
Telefon: 020 7346 6757
Faks: 020 7346 6770
Linja Telefonike për Shërbimin e Këshillimit në Gjuhën Tuaj: 0808 808 2255

Zyra e Këshillit tëe Refugjatëve në Brixton ndihmon azil kërkuesit dhe refugjatët që ndodhen në zonën e Londrës së Madhe ( Greater London ) ku përfshihen të gjitha provincat e Londrës.

Harta

Download document here Shkarko dokumentin këtu

 


Lindje të Anglisë

Refugee Council Ipswich office
Refugee Council
c/o ICVS
1st floor
1 Cornhill
Ipswich IP1 1DD
Telefon: 0845 145 1415
Faks: 01473 255 877
Linja Telefonike për Shërbimin e Këshillimit në Gjuhën Tuaj: 0808 808 2255

Zyra për Këshillin e Refugjatëvë në Anglinë Lindore ndihmon azil kërkuesit dhe refugjatët Suffolk, Norfolk, Essex, Cambridge, Bedfordshire and Hertfordshire.

Harta

Download document here Shkarko dokumentin këtu


West Midlands

Refugee Council Birmingham office
Refugee Council
Stone Road Hostel
3 Stone Road
Edgbaston
Birmingham B15 2HH
Telefon: 0121 446 5118
Faks: 0121 440 2868
Linja Telefonike për Shërbimin e Këshillimit në Gjuhën Tuaj 0808 808 2255

Zyra e Këshillit të Refugjatëvë në West Midlands ndihmon azil kërkuesit dhe refugjatët në dhe rreth Birmingham, Wolverhampton, Stoke-on-Trent dhe Coventry.

Harta

Download document here Shkarko dokumentin këtu


Yorkshire dhe Humberside

Refugee Council Leeds office
Ground Floor
Hurley House
1 Dewsbury Road
Leeds LS11 5DQ
Telefon: 0113 244 9404
Fax: 0113 246 5229
Linja Telefonike për Shërbimin e Këshillimit në Gjuhën Tuaj: 0808 808 2255

Zyra për Refugjatët në Leeds ndihmonë azil kërkuesit dhe refugjatët në North East Lincolnshire, South dhe West Yorkshire dhe Humberside.

Harta

Download document here Shkarko dokumentin këtu


Agjenci të Tjera

Shërbimi i Këshillit të Refugjatëve mbulon zonat e London, the East of England, West Midlands dhe Yorkshire dhe Humberside. Për të pasur dejat e kontakteve e organizata bamirëse për refugjatët që punojnë në zona të tjera, shkarkoni:

Download document here PDF e organizatave të tjera bamirëse dhe zonat ku ato ndodhen.


Adresa e Refugee Council përmban më tepër informacione dhe të dhëna dhe është vetëm në gjuhën angleze.