Informacion esencial
Aplikimi për azil
Applying for asylum
Kjo fletëpalosje shpjegon gjërat kryesore për të cilat një azil kërkues duhet te jetë në dijeni, për të aplikuar për azil në MB. Ajo shpjegon procedurat dhe atë që ndodh, ndërsa azil kërkuesit janë në pritje të vendimit. Kjo fletëpalosje nuk jep një shpjegim të plotë të ligjit, por është vetëm një udhërrrëfyes.
Aplikimi për përkrahje sociale dhe financiare gjatë proçesit të azilit
Applying for asylum support
Azil kërkuesit mund të kenë nevojë për ndihmë lidhur me akomodimin e tyre dhe shpenzime jetese, ndërsa janë duke pritur vendimin që do të merret për kërkesën e tyre për azil. Kjo fletëpalosje shpjegon sesi këta individë mund të marrin ndihmë në të tilla raste.
A jeni ju viktimë e ngacmimeve me motive raciale?
Are you a victim of racial harassment?
Disa njerëz mund të sulmohen ose të fyhen për arsye të origjinës së tyre etnike ose
raciale. Kjo broshurë siguron informacion për hapat që duhen të ndjekin ata nëse ju
ndodhin këto incidente.
Si të bëni një ankesë?
How to make a complaint
Kjo fletëpalosje shpjegon se në çfarë mënyre ju mund të bëni një ankesë, nëse jeni i
pakënaqur me shërbimin që keni marrë në njërën prej zyrave të Këshillit të
Refugjatëve.
Kreditë e Intergrimit
Integration loans
Kjo fletëpalosje shpjegon, sesi refugjatët dhe njerëzit me mbrojtje humanitare mund të aplikojnë për kredi integrimi për të nisur jetën e tyre të re ne MB.
Vendim pozitiv është marrë ndaj aplikimit tuaj për azil
Positive decision on your asylum application
Kjo fletëpalosje shpjegon se cilat janë të drejtat dhe shërbimet ndaj te cilat keni të drejtë, kur qeveria ju lejon të qëndroni në Britani.
Dokumente të tjera
Karta për Pagesa ‘Azure” e Përkrahjes fianciare të Seksionit 4 (Section 4)
Section 4 support ‘Azure’ payment card
Kjo fletëpalosje shpjegon se si funksionon Karta për Pagesa ‘Azure” e Përkrahjes fianciare të Seksionit 4 (Section 4) dhe jep informacione lidhur me mënyrë se si duhet të veproni kur hasni problem.
Aplikimi për përkrahje financiare në para: kur largoheni për të jetuar
sëbashku me familjen ose me një mik
Applying for cash only support: moving in with family or a friend
Kjo fletëpalosje shpjegon se si ju mund te aplikoni për të marrë mbështetje finanicare
vetëm në para, kur vendosni të largoheni nga akomodimi që ju është siguruar nga
UKBA, për të jetuar me një mik apo me familjen tuaj. Gjithashtu kjo fletëpalosje
nënvizon çfarë duhet të marrësh parasysh para se të lëvizësh.
Pagesa amësie për prindërit që kërkojnë azil
Maternity payments for parents seeking asylum
Kjo fletëpalosje shpjegon cilat pagesa amësie janë të disponueshme për prindër, që
janë azil kërkues dhe ç’duhet të bëjnë ata për të marrë këto pagesa.
Jeni nevojtar dhe në fund të proçesit për azil?
Are you destitute and at the end of the asylum process?
Kjo broshurë ju shpjegon azilkërkuesve të varfër të cilët janë në fund të procesit për
azil sesi mund të përfitojnë asistencë për banim dhe shpenzimet e jetesës sipas ligjit
të tanishëm për azilantët. (Kapitulli 4)
Përkrahja nga Section 4 – Kuponët Suplementarë
Section 4 support – additional vouchers
Kjo broshurë shpjegon mënyrën e aplikimit për kuponë suplementarë për përkrahje,
për shembull për udhëtim ose kujdesie për fëmijët
Dhunë në familje – keni nevojë për ndihmë?
Domestic abuse – do you need help?
Kjo fletëpalojse e shkurtër shpjegon se çfarë konsiderohet dhunë në familje, si dhe lidhur me mënyrë sesi mund të merrni ndihmë, nëse përjetoni një situate dhune në familje.
Ju është refuzuar ju dhe familjes suaj qëndrimi? (Kapitulli 9)
Have you and your family been refused asylum? (Section 9)
Kjo broshurë shpjegon politikën e tanishme të qeverisë për të mbështetur të drejtat
e familjeve të cilave ju është refuzuar aplikimi për azil.
A keni aplikuar per azil para datës 5 mars 2007 dhe nuk ju është dhënë e drejta për të qëndruar në Britaninë e Madhe?
Have you applied for asylum before 5th March 2007 and have not been
granted the right to stay in the UK?
Kjo fletëpalosje shpjegon mënyrës se si Agjencia Britanike e Kufinjve (UK Border
Agency) shqyrton aplikimet për azil të cilat janë dorëzuar para datës 5 Mars 2007 dhe si
ndikon kjo tek azil kërkuesit.
Përtej dyerve të shkollës: përmbledhje raporti
Beyond the school gates: report summary
Ky dokument është përmbledhje e një raporti kërkimor, i cili zbulon nevojat dhe eksperiencat e refugjatëve dhe azil kërkuesve në shkollat e nivelit të dytë të Anglisë. Ai përfshin gjithashtu rekomandime për mënyrat se si shkollat dhe Organizatat e Komunitetit të Refugjatëve mund të punojnë sëbashku për të përkrahur sa më mirë të rinjtë refugjatë dhe prindërit e kujdestarët e tyre.
Adresa e Refugee Council përmban më tepër informacione dhe të dhëna dhe është vetëm në gjuhën angleze.
